Nje platformë. Një databazë.
- Menaxhimi i pacientë-ve
- Kalendari i orare-ve
- Preventivi dhe faturimi
- Anamnezë, imazheri dhe foto
- Raportimi i performancës
- Eksportim dokumenti në pdf
- Email, sms, telefon
Programi iDental Pro bën praktikat tuaja të përditshme më të thjeshta, oraret e pacientëve, faturimi, komunikimi, menaxhimi i të dhënave të pacientit, foto, raportime te ndryshme, grafikë, financat e plot facilitete të tjera për ju.
Suksesi për ne është t'ju lehtësojmë nga përgjegjësitë teknike dhe administrative të menaxhimit të praktikës suaj, kështu që ju mund të përqendroheni në atë që ka më shumë rëndësi - kujdesin për pacientët tuaj dhe rritjen e biznesit tuaj.
Me iDental mund të punoni njëkohësisht ne 5 kompjutera (Windows/Mac) dhe pafundësisht iPhone dhe iPad, brenda rrjetit të klinikës tuaj.
Mënyra e instalimit të programit ju lejon të ruani databazen tuaj në një cloud tuajin personal. iCloud, Google Drive, Dropbox, OneDrive Pra të dhënat tuaja janë gjithmonë të sigurta, dhe janë gjithmonë në duart tuaja.
Në çdo moment keni në dorë biznesin tuaj. Raporte të gatshme për perfrmancën e klinikës. Mund ti filtroni sipas datave dhe ti printoni ose ruani ne PDF.
iDental investon në një platformë të vetme për të realizuar të gjitha kërkesat tuaja. Ne jemi të gatshëm për tu ndihmuar me kërkesa extra apo për tu suportuar. Ju komunikoni me ne, dhe jo me persona shitjesh, por direkt me zhvilluesit.
Kur ju vendosni të instaloni iDental ne ju ofrojmë trajnim për ju dhe stafin. Si në ambientin tuaj ashtu dhe nëpërmjet telefonit.
iDental 3 është 50% më i shpejtë se versioni i mëparshëm. I ngritur mbi një platformë që vjen nga Apple, është i shpejtë ne desktop, i mrekullueshëm në iPhone, dhe fantastik në iPad.
I thjeshtë për tu përdorur nga çdo anëtar i ekipit tuaj, pavarësisht eksperiencës së tyre me programe menaxhimi.
Me iDental printoni me pak klikime preventivin e personalizuar për pacientin, pa qenë e nevojshme të krijoni dokumente me programe të tjera. Po kështu dhe faturat apo shpenzimet.
iDental është krijuar me ndihmën e vyer të disa mjekëve shqiptar. Ai është i përshtatur saktësisht kërkesave tuaja dhe sigurisht është në gjuhën shqip.
Rruga Janos Hunyadi,
Nr 23 Tiranë